Juristi italian, Giancarlo Vallone: Si u integruan emigrantët arbëreshë para 500 vitesh në Itali. –

Juristi italian Giancarlo Vallone ka sjell në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike një kumtesë mjaft interesante mbi emigrimet e popujve në Itali gjatë epokës së Skënderbeut.

Juristi italian Giancarlo Vallone ka sjell në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike një kumtesë mjaft interesante mbi emigrimet e popujve në Itali gjatë epokës së Skënderbeut. Kumtesa kishet të bënte “Kushtet juridike në epokën e Skënderbeut, sllavëve, grekërve, të cilët emigruan në Itali gjatë kohës së Skenderbeut”, por edhe në shekullin më pas në vitet 1500. Giancarlo Vallone ka vënë në dukje  rrugën e vështirë të integrimit të emigrantëve në shoqërinë italiane.

“Konkluzionet e këtyre relacioneve të mija kanë të bëjnë në Italinë e viteve ‘300-400, Republikës së Venecias, Mbretërisë së Napolit, Sicilisë, Kalabrisë, Pulias, ku më rezulton se kishte një mikpritje të emigratëve, por edhe një kontroll të tyre, ndërkohë edhe një integrim shumë të ngadaltë, ku këta grekë, shqiptarë dhe sllavë shkonin të banonin në shtëpi enkas për ta dhe integrimi me Italinë u bë pak nga pak”. Juristi Vallone tha se, “në vitet që erdhën integrimi u konsolidua, për shembull popullsia arbëreshe ishte e vetëdijshëm për origjinën e tyre, por edhe të favorshëm në bashkimin e Italisë për motive të ndryshme, dhe konservonin në zona të ndryshme prejardhjen e tyre antike”.

Juristi italian, Giancarlo Vallone.

“Unë studiova vitet 1400, dhe e konsideroj Skënderbeun një simbol të Perëndimit, dhe kulturës Perëndimore, dhe është një pikë shumë e rëndësishme për ndërtimin e një ideje të një Europe më të gjerë, që nuk përgjigjet me Europën Perendimore klasike, dhe si jurist, e ndryshme nga e drejta romane”, – tha ai.