5 Nentor 2023

Izraeli ka bombarduar Universitetin Al-Azhar në Gaza, sipas një video të postuar në platformën X nga zëvendësministri i Jashtëm i Palestinës, Amal Jadou.

Bombardimi ndodhi të shtunën në mëngjes, sipas korrespondentit të Al Jazeera.

Ndërkaq, një dron izraelit qëlloi një raketë në shtëpinë e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Gaza, e cila është jashtë enklavës.

Nuk ka informacion nëse ndonjë anëtar i familjes së tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit.

Haniyeh ka qenë jashtë Rripit të Gazës që nga viti 2019, duke lëvizur midis Turqisë dhe Katarit./abcnews.al