Ish-politikani flet hapur: Ja kur do të ndodhë përplasja e madhe Rama-Veliaj. –

15/01/2019

Gazetari dhe ish.zv ministri i Mbrojtes Dritan Hila tha se nuk e përjashton një përplasje Rama-Veliaj.

Sipas tij nisur edhe nga aludimet e fundit, kjo do të ndodhë në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në qershor.

Hila tha se Rama sheh tek Veliaj në këtë pikë një “deja vu” të asaj që ndodhi mes tij dhe ish-Kryeministrit Nano.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës, Hila ka komentuar edhe konfliktin Rama-Meta.

Për gazetarin e njohur, ky nuk është një konflikt institucional, por një përplasje e vjetër e dy miqve-armiq

/Agjensia e Lajmeve Sot News/