Ky bashkëbisedim dhe njohja nga afër e Priftit arbëresh Imzot Antonio Belushi mendoj se është një eksperiencë që cdo shqptar i mirë duhet tja krijojë mundësinë vetes që ta ketë. Veprimtaria kombëtare e këtij Prifti arbëresh është e jashtëzakonshme, larg dritave të reklamave dhe zhurmës boshe ky shqiptar i madh i ka lënë Kombit një pasuri shumë të cmuar.

Frashineto/Frasinta ose Frashëri si i thonë arbëreshët është një botë shqiptare e pastër është një ndër dhjetra, ku koha ka ndalur ndër epokat më të ndritura të kombit tonë, në epokën e Skënderbeut. Legjendat, tezgjahu, vallet, gjuha e pastër arbërore, kuzhina, vajet dhe magjitë, janë një botë që Imzot Belushi e mblodhi dhe e hodhi në letër nga arbëreshët e Italisë deri në ata të Greqise.

I dashur Lal-zot, (kështu e quajnë të gjithë arbëreshët e zonës, Priftin arbëresh Imzot Ndon Bellusci-n nga katundi arbëresh Frascineto/Frasnita Kozenca), prej më shumë se 50 vjetësh Ju i jeni dedikuar hulumtimit, kërkimit dhe botimit të dokeve dhe zakoneve të kombit shqiptar në shumë territore te botës. Si Ju askush tjetër, tashmë falë jush, shqiptarët kanë një arkivë dhe një kujtesë popullore mbarëkombëtare të zyrtarizuar, të zbardhur, të provuar..

Cfarë ju shtyu në këtë ndërmarje të madhe dhe me vlera historike, ku është i përqëndruar ky humultim, cfarë mekanizmi keni përdorur, në cilat territore është shtrirë ky humultim, cfarë hasët të përbashkët ndërmjet arvanitasve të Greqisë dhe arbëreshve të Italisë, dhe cfarë të ndryshmesh po ashtu ?

Ne arbëreshët në Itali dhe arnërpret-arvanitasit në Greqi, që ka shekulli XV deri sot, jetojmë si kulturë gojore, dmth pa mësimin zyrtar e gjuhës emtare shqipe. Kushtetuta italiane rinjeh mbrojtjen e pakicave historike linguistike dhe në vitin 1999 shteti italian bëri një ligj ku mësimi i arbërishtes në katundet arbëreshë është fakultativ jo i detyrueshëm. Dhe kështu s’u bë asgjë, dhe jemi me dy këmbë te varri. Kushëtetuta greke njeh dhe mbron vetëm pakicen turke. Arbëreshët dhe arbëroret janë një popull i shpërndarë nga Mëmëdheu, që jeton ditë për ditë identitetin e tij etnik shqiptar vetëm me zemër dhe me veprimtari duke perdorur gjuhën arbëreshe gojore, pa shkuar në shkollë për mësimin e alfabetit shqiptar. Kështu ndodhet ka më shiumë se 500 vjet. Një fenomen shumë i rrallë! Ata pak ndër nesh që dimi të kuptomi dhe të shkruami në gjihen letrare shqipe kemi shkuar çdo vit në Universitetin e Prishtinës në Seminarin për të huaj. Edhe unë shkova në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976 në në vitet të tjera. Kjo do t’thotë se kultura arbëreshe vdes ditë për ditë, dhe nuk mund të trashigohet mirë si më përpara.

Dashuria e madhe për gjuhen arbëreshe dhe për zakonet dhe vlerat tona shpirtërore dhe kulturore, që në vitin 1958 me përkrahjen e prof. Ernest Koliqit, më futi në kulturen materiale dhe gojore dhe në kërkesat në terren të kulturës analfabete arbëreshe në Itali dhe arbërore-arvanite në Elladhë (Greqi), duke intervistuar vetëm arbërisht gra e burra pleq, punëtorë, bujk, çopanë mbi punën e jetën e tyre të përditshme, duke regjistruar të gjitha në manjetofon: Materialin e kam studjuar, sistemuar, shkoqitur dhe botuar në revisten “Shejzat”, në “Studime Filologjike”, në “Zgjimi”, dhe pastaj në libra, veçanërisht puna në vek, puna blegtorale, zakonet mbi vdekjet.
Njerëzit shkojnë dhe vdesin por kultura e çmuar e tyre qëndroi kështu e kodifikuar, dhe qëndron e pavdekshme si trashëgim në brezat e rea arbëreshe. Kjo punë më mbajti gjithëmonë lidhur me popullin dhe me
kulturën e tij në shumë troje dhe situate të nryshme.

Cfarë kujtoni nga miqësia juaj me arvanitasit e shquar te Greqisë, cfarë produktesh kombëtare solli bashkëpunimi juaj me ta. 

Hulumtimet e mia midis vëllezërve arbërorë-arvanitë në Elladha filluan që në vitin 1965, dhe vazhduan deri në vitin 2005. Kur u takova me banoret arbërorë në katundet në Atikë si Koropi, Spata, Markopoulos, Qeratà, etj. përmua u hap nj’jetë e re. Kam shkuar për kërkime në terren në 115 katunde arbërorë, kur se në katalog, sipas doklumentëve të botuara, janë mëse 900 katunde albano fonë në të gjitha krahinat të Elladës. Sundimi otoman në gadishullin balkanikik dhe deti Adriatik na llargoj nga vatrat tona dhe na këputi vëllazërinë tonë. Varresat e prindëve në trojet atdhetare na forcuan kujtimin dhe deshiren dhe nostalgjinë të rikrhimin në Atdhe me këngat tona tradizionale. Unë, arbëresh, s’dija asgjë mbi gjëndjen dhe historinë të këtyre vëllezerve, dhe ata s’dijen asgjë mbi ne arbëreshët. Zbuloja çdo ditë se neve arbëreshë dhe arbërorë na bashkon shperngulja nga Atdheu për shkak të sundimit otoman, mikpritja, vëllazërimi, mbiemrat, besimi ortodhoks me ritin lindor bizantin, toponimet, të folmet dhe kostumet tona.

Cdo takim ish i jetuar me një gëzim i pathënshëm e me një mikpritje e jashtëzakonëshme. S’kisha asnjë problem për të fjetur dhe për ushqimin. Të gjithë më nderonin dhe më shprehin mirënjohje se unë arbëresh, me regjistrimet e zakonëve dhe të këngëve të tyre, shpëtonja nga varri e nga herresa një pasuri kulturore shekullore të ekzistences e ryre. Nga vjen ti, ku jetoni ju arbëreshë, çfarë punë bëni atje në Kalabri, ju jini vëllezërit tanë të harruar nga shekuj, ju arbëreshë jini si neve këtu arbërorë me një gjak, një gjuhë dhe një histori. Këto ishen kudo pyejtjet tona me shumë interes dhe me çudi. Në rrugen time kërkimtare si etmolog kam takuar një popull arbëror me ndjenja etnike arbërore të thella e të rrenjosura me arë në hekur dhe me një identitet kulturor shumë i dobët dhe i varfër: as libra me alfabetin shqip, as
revista arbëroe. Një popull arbëror, albanofon i shkelur dhe i persekutuar ashper për humbjen të idetitetit e tij etnik dhe kulturor në Elladha. Arbëroret kanë jetuar të vetmuar dhe pa lidhje me Shqipërinë dhe me neve arbëreshë.
Disa njerëz me kulturë të lartë më kanë përkrahur dhe ndihmuar shumë, si Metropoliti i Korinthit Panteleimon Karanikolas nga katundi arbëror i Kranidhi Argolidos, avokati Vangjel Ljapis nga Elefsina, avokati Aristidhi Kolljas nga Kackaveli, dr. Gjergj Haxhisotiriu, inxh. Jorgo Marougas nga Patra, Jani Gjikas nga Evja shkrimtar dhe etnolog, inxh. Jorgo Gerou, Jorgo Mihas, Të gjithë këta, pastaj njëzet vjet që u shkoja çdo vit në Greqi për hulumtime etnologjike, u zgiuan nga gjumi nga gjumi dhe falë edhe nxitjes time krijuan Shoqaten Kulturore “Mark Boxcari” në Athinë me revisten “Besa” dhe me revisten “Arvanon”. Me mikun Aristidhi Kolljas kemi krijuar një levizje popullore arbërore-arbëreshe, duke organizuar udhëtime dhe vizita reciproke në katundet arbëroreë në Atikë dhe arbëreshë në Kalabri. Shumë nga ata më
kanë shkruar vetë, ashtu si dijen, letra arbërisht me alfabetin shqip. Dhe kjo më gëzoi shumë, sepse puna ime jip pema kulrurore dhe kombëtare.
Përmendorja më e pavdekshme të këtij populli arbëror është në këto dy botimet e mia “Kërkime dhe studime ndër arbëroret të Ellades” (1994), dhe në Arbërorët-Arvanitë një popull I padukshëm”(2004)- Cdo shtëpi shqiptare kish të kish këta dy libra ku jeta e vëllezërve arbërorë vërtet lulëzon dhe na mëson se ç’vjen m’e thënë “Shpirti I Arbërit”.

A ju ka ndihur në këtë rrugëtim historik, të qënit njeri i Zotit me të gjithë kuptimin e fjalës, dhe me qe jemi në këtë temë, cfarë roli mendoni Ju se ka luajtur feja në ruajtjen e vlerave bazike të kombit shqiptar tek arbëreshët e Italisë dhe tek arvanitasit e Greqisë, në cilin rast ka qënë më ndihmuese dhe respektuese ?

Feja ime si Prift arbëresh me ritin bizantin i Eparkisë arbëreshe së Ungrës, e themelluar nga Papa Benedikti XV në vitin 1919, më ndihmoi jashtëzakonisht shumë, sepse arbëroret-arvanitë në Greqi janë gjithë
ortodjoks me ritualin kishtar e Kostantinopojes, ashktu i kemi edhe me arbëreshë. Besimi jonë ortodhoks dhe njohja ime e gjuhës greqishte liturgjike dhe greqishte popullore më ndihmoi dhe më afroi shumë në punën time etnografike në mbledhjen e kulturës popullore arbërore në sheshet e katundit, në shtëpi, në kisha, në rrugë. Kisha makinen time dhe njerëzit më shoqërojnë në shtëpitë e tyre për të intervistuar prindërit dhe gjyshin e tyre.
Dhe priftrat e katundëve arbërorë, kudo vajta, kur i tregoja se jetoja dhe isha misafyrë i metropolit Panteleimonit i Korinthisë, më ndihmojnë dhe mirrjen dhe ata pjesë në intervistat e mia. I kam gjithë në zëmren time dhe jam shumë mirënjohës gjithëve. Hisotia na thotë se shpërgulja në shekullin XV e Etravet tanë nga Epiri, nga Hjimara dhe nga jugi i Shqipërisë, me të folmen toshkërishte, ishen me besimin ortodhoks në juridiksionin kishtar I Metropolisë i Ohrid. Koncili I Firenxes (1439) vu atrat tanë dhe nën juridiksionin territorial të Papës e Romes. Dhe kështu ne u kemi zhvilluar nën këto dy juridiksione. Një fenomen unik në botë.

Ju jeni shqiptar me nënë dhe atë arbëresh nga Frasnita/Frashineto e Kalabrisë, cfarë roli mendoni se ka luajtur familja dhe katundi Juaj në formimin dhe rrugëtimin tuaj me vlera kombëtare. Mendoni që tashmë Frashineto, si shumë katunde të tjera arbëreshë, dalëngadalë po i përkasin historisë dhe mbas 5 shekujsh mund ti dorëzohen asimilimit.

Tat-madi im(gjyshi) dhe mëma e tatësë (gjysha), tatmadhi im (gjyshi) nga ana e mëmëjeter (gjysha), ashtu si edhe tata dhe mëma, të gjithë arbëreshë nga Frasnita, kanë pasur një rol të madh në ruajtjen e gjuhësë dhe zakonëve atdhetare. Në shtëpi, na e ditë, folmi vet arbërisht. Italishtja përdorej me të huajtit. Mbi përdorimin e gjuhësë arbëreshe shtohej edhe mbajtja e fjalësë e dhënë, e mikpritjes, e nderimit me miq dhe armiq. Ne jemi arbëreshë, dhe me të tjerë duhet të sillemi më mirë e më drejtë se të tjeret ç’janë italianë. Në shtëpi trashigohej gjithë pasuria jonë kulturore zakonore kombëtare. Për sa I përket asimillimi i katundëve arbëreshë me ritin latin të Italianëve mund të verifikohet ditë për ditë më shpejtë. Por në katundet arbëreshë me ritin bizantin, që sot bëjen pjesë tek eparkia bizantine e Ungrës, asimillimi është i pamundshëm sepse vetëdija e apartenxes është shumë e thellë dhe gjuha arbëreshe përdoret dhe këndohet çdo ditë në kishat tona arbëreshe me ritualin bizantin i etravet tanë.

Identiteti kishtar fetar me ritin bizantin do të mbanjë akoma për shumë vjet identitetit etnik dhe identitetin kulturor me traditat. Eparkia jonë, zyrtarisht, quhet “Eparkia e Ungrës të italo-shqiptarëve me ritin
bizantin të Italisë kontinentale”. Deri që rron eparkia e Ungrës, si qendër dje si kështjellë të vetdijës dhe të identitetitt tonë etnik, fetar dhe kulturor, do të rrrojmë dhe përparojmë dhe gjithë ne arbëreshë. Ideentiteti jonë kishtar na  mbanë forte identitetin tonë etnik. Eparkia e Ungrës përmban 25 katunde arbëreshë me një popullsi rreth 40.000 banorë.

Bibloteka Juaj është simbol në botën arbërore dhe mbarë shqiptarinë, ajo është e vizitueshme dhe vënd kult për cdo shqiptar, keni patur ndihmë nga shteti shqiptar në këtë monument të gjallë që Ju i keni ngritur Kombit ? Ju keni patur marrëdhënie akademike me shtetin shqiptar të të dy sistemeve, kur mendoni që shteti shqiptar ka qënë më pranë arbëreshve të Italisë, në cilën epokë dhe në cfarë formash.

Biblioteka vepron që në vin 1960, dhe kanë ardhur afro 6000 studjues nga gjithë bota. Dhe çdo njeri ka shkruar mendimet e veta në regjistrin e Bibliotekës. Eshtë në botim një liber i veçant me gjithë këta mbresa nga akademikë, ambasadorë dhe studjues shqiptarë dhe nga Evropa dhe Amerika. Disa studjues si av. Ilirjan Celibashi, kryetar i Shoqatës “Pal Engjell” në Tiranë, Ju (Brizida Gjikondi), profesoret të Universitetit e Tetovës dhe të Prishtinës vazhdojnë të më dhurojnë libra dhe revista shqiptare për Bibliotekenë. Dhe i kam shumë mirënjohje. Nga Sheti i sotëm demokratik s’kam pasur asnjë ndihmë, po vetëm nderime dhe mirënjohje. Në kohën e Hoxhës prof. Androkli Kosatallari interesohej dhe Biblioteka Kombëtare më dergonte rregulisht libra dhe revista që sot nderojnë Bibliotekenë dhe studjohen vazhdimisht.
Duket se Shteti shiptar I sotëm harroj krejtë arbëreshëtë dhe problemet e tyre e përditshme për të mbjatur të gjallë rrënjat tona kombëtare. Shpresoj se Institucionet shqiptare do t’e kuptojnë rëndësinë e Bibliotekësë sime shqiptare në Frasnitë dhe do t’e gjëjnë menyrën për ta ndihmuar me libra, revista dhe të tjera mjete për të vazhdoj punën e saj kulturore për arbëreshët, për diasporen shqiptare dhe për Kombin.

Kur shëtit nëpër Frashineto por edhe në katundet e tjera arbërorë, ndjen sikur kthehesh mbrapa në kohë, emrat e udhëve, adhurmi ndaj Skenderbeut, Monumentet dhe Sheshet me emrin e tij, gjuha e pastër pa barbarizma, kostumet, zakonet, të bëjnë të ndjesh që botës arbërore të Italisë, ora i ka mbetur pikërisht në momentin kur Gjergj Kastriot Skenderbeu mbylli sytë, si arritët ju si komunitet ti mbijetonit asimilimit per shekuj me rradhë, të përballonit mbijetesën në Italinë e luftrave dhe konflkteve si të brëndëshme dhe të jashtëme duke qënë gati përherë në krahun e përparimtarve dhe fitimarve, jo vetëm kaq, por shumë figura të shquara të Italisë janë pikërisht të komunitetit arbëresh të Italisë.

Përgjigje. Gjatë pesë shekuj ne kemi luftuar kundër asimilimit. Shekulli XVII ka qenë shekulli më rrezikshëm, sepse disa katunde arbëreshë me ritin bizantin kanë qenë të angazhuar mirrjen ritin latin e Italianëve, që na thomi “t’huaj”. Në shekullin XVIII kemi pasur institucionin të Kolegjith “Corsini” në Shën Benedetto Ullano dhe pastaj Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Miter Korone, ku kanë dalur njerez me kulturë shumë të lart dhe me nje vetëdije kombëtare shumë të bindur dhe shumë të thellë. Priftrat arbëreshë gjithëmonë kam mbajtur t’gjallë idenë të “Kombit shqiptar”(Nazione Albanese), e lidhur me ritin bizantin dhe me gjuhen arbëreshe. Ruajtja e ritit bizantin ishte ruajtja dhe identitetit tonë etnik shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama së bashku me qeverinë e tij ka vendosur që vitin 2018 ta quaj vitin e Skënderbeut, mendon që ky vendim duhet të përfshijë dhe botën tuaj arbërore si pasqyrimi më suprem dhe real i ruajtjes se vlerave të Skënderbeut ?

Miti I Skënderbeut që nga “Lidhja e Lezhes” dei sot është i gjallë jo vetëm në rapsoditë tona epike dhe në vallet tona kombëtare këtu në Frasnitë tek e martja e Pashkvet por Skënderbeu është i gjallë tek toponomastica e katundëve arbëreshë dhe në monumentet me bustin e tij, ashtu si është i gjallë te Biblioteka ime. Në vitin 2018 ishte mirë ndëse Edi Rama interesohej, në lidhje me pedagogët e Tiranës, të punojnë e vijnë këtu në shkollat arbëreshe profesorë për të folur mbi veprimtarinë dhe aktualitetin e Skënderbeut, ose të shkojmë ne studjuesë arbëreshë për të folur mbi Skënderbeun në shkollet shqiptare në Shqipëri. Qevërisë e sotme shqiptare i bëj dhe një thirmmë për të kriojë një dikaster ministerial vetëm për ne arbëreshë në Italia, dhe të interesohet për kulturen shqiptare e rinisë arbëreshe deri në moshen 18-vjeçare, para se të shkojnë në Universitetet e qytetave italiane. Për këta duhen të krijohen bursa studimi në Tiranë. Dhe kështu Arbëria jonë mund të veproj akoma për kombin.

Si ndjehet Im Zot Belusci tani që kthen kokën mbrapa në kohë, ka projekte të pa realizuara, po dëshira, po brenga si në planin personal dhe kombëtar ?

Siç dini unë u kam lindur në vitin 1934, dhe deri sotsi nga pikëpamja personale dhe kombëtare janë shumë gjëra positive që kam realizuar bashkë me shumë miq të tjerë. Sot në kohën post-industriale dhe teknike gjithë deshirat janë të realizuara. Realizimi i demokracisë në Shqipëri, shpallja e Republikës në Kosovë, hapja e Universitetit shqiptar në Tetovë, dhënia e shtetësisë shqiptare dhe doktorati në etnologji nga academia e shkencave në Tiranë dhe nderimi me Medaljen e art I Lidhjes së Prizrenit nga I.Rugova janë fitime dhe realizime jashtëzakonëshme në jetën time. Gëzohem se Shqipëria dhe Kosova
përparojmë dhe i uroj të mos të harrojnë kurrë Arbërinë sonë në Kalabri. Puna pa e realizuar është lidhja dhe bashkëpunimi i këputur me vëllezërit e komunitetëve grekofone në Greqi pas vdekjet të papritura të miqëve të ngushtë arbërorë Aristidhi Kolljas dhe Jorgo Marougas. Në revisten time “Lidhja”(1980-2010) dhe më botimen e mia populli arbëror në Greqi qendron i gjallë dhe veprues.

 Cfarë do ju uronit shqiptarve kudo në botë në këtë nëntor domethënës të 105 vjetorit te shpalljes së Pavarsisë së shtetit shqiptar ?

Celebrimi në 28 nentorit i pavarësisë e Shqipërisë pas 105 vjet na gëzon gjithë ne shqiptarë. Kremtimi i Flamurit bashkon “Shpirtit e Arbërit” dhe na kulton se ne shqiptar duhet të jemi gjithëmonë të bashkuar dhe të duhemi dhe të respektohemi njeri me jetrin, duke mbajtur parasysh se sot kemi një Komb, një gjuhë dhe një histori e përbashkët. Dhe për këtë duhet të ndiemi në ndërgjegjen sonë krenarinë se jemi shqiptar. Në fund, ju falenderoj për këtë bisedë të ngrohtë dhe për të gjitha revistat shqiptare “Studime Filologjike”, “Studime Historike”, “Etnografia Shqiptare”, që më kini dhuruar për Biblioteken. Ardhja juaj në Bibliotekë më nderoi shumë. Ju falenderoj me zemër për këtë bashkbisedim të vyer për mua dhe gjithë shqiptarët.

Bashkëbisedoi Brizida Gjikondi

Frashineto, 1 dhjetor 2018.