Ilir Bala, piktori që pikturon ‘fëminoren’…

Ai ka një specifikë mjaft interesante në punimet e tij. Pikturon gjithçka që e rrethon në jetën e përditshme dhe transformon nga forma rreale në një stil feminore. Pikturën e shikon si një mënyrë shumë të mirë për të sensibilizuar opinionin për aktualitetin që e shqetëson. Ai thotë që kur isha i vogël në vitet e para të jetës kurrë nuk e kishte ditur të vërtetën e hidhur që ekzistonte në botë. “Kur je i vogël ke një dëshirë të bëhesh sa më shpejt i rritur ngaqë e kupton që të rriturit janë vendimmarrës dhe kanë në dorë gjithçka dhe vjen një ditë kur arrin në atë stad dhe kupton se në botë ka kaq shumë padrejtësi, luftëra, kaq shumë varfëri dhe probleme serioze që shkaktojnë dëme serioze njerëzve, kafshëve, natyrës, pra ti e kupton se të gjitha këto janë shkaktuar nga të rriturit.

 

Vjen një moment dhe thua a ka kjo botë ka nevoje për një gjykim feminore”, kjo është arsyeja që piktori Ilir Bala, ka vendosur të përcjellë një mesazh nëpërmjet pikturës: “Se bota do ishte më e bukur dhe më e lumtur po të gjykonim si fëmijët.

Ilir Bala ka lindur në Puke dhe jeton në Tiranë. Është diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Është në brezin e piktorëve të sukseshëm që ka ekspozuar në shumë vende të botes si, Itali, Spanjë, Francë, Angli, Zvicër, Greqi, Etj.