12 Mars 2026

Zbulohen 60 lloje kërmijsh në Siçili. Një thesar për biodiversitetin, janë identifikuar këto specie dhe nën-specie të reja me guackë të zgjatur, gjithnjë në parametrat e artë të Phi apo Fibonaccit.

Puna kërkimore është një ndër kontributet më domethënëse dedikuar faunës tokësore dhe një punë e tillë shkencore kaq e gjerë nuk verifikohej me sukses e rezultat që prej viteve 1800.

Përfaqësojnë linja evolutive të pavarura dhe shumë prej tyre rezultojnë ekstremisht të lokalizuara në zona shkëmbore prej pak qindra m², dhe së shpejti pritet të klasifikohen dhe njihen zyrtarisht nga shkenca.

Përveç vlerave shkencore, studimi është i rëndësishëm për fokusin mbi konservimin e natyrës e gjallesave që vijojnë të ekzistojnë në habitate delikate e të brishta. Përshkrimi i tyre dhe puna kërkimore është publikuar në Buletinin e Muzeut Kombëtar të Historisë Natyrore të Maltës dhe është rezultat i një grupi pune ndërkombëtar.

Klan News