‘I forti’ i Dibrës terrorizon banorët, qëllon me armë për të prishur zgjedhjet. –

30 Qershor 2019

Policia ka vënë në pranga një të ri i cili ka qëlluar me armë  në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete.

Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.

Gazeta Shqip