“I dashur Visi, kemi pasur ups &downs, por të konsideroj të afërt”/ Çfarë i shkruante Balluku Evis Berberit para se të bëhej kreu i ARRSH: – Nga ty varet e ardhmja ime

5 Nentor 2025
BalkanWeb dhe News24 kanë zbardhur dosjen e Prokurorisë së Posaçme për zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Në një nga komunikimet e saj me ish kreun e ARSH Evis Berberi, Balluku i shkruante Berberit se detyra tashmë ishte i tij dhe pas emërimit duhet të kishte shumë kujdes, pasi prej tij varej e ardhmja e numrit 2 të qeverisë.
Pjesë nga dosja:
Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
“I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and doëns shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh. Në rast se do të dështojë në këtë detyrë të re, të siguroj që do ishte një goditje e madhe për mua dhe dështimi ka të bëjë me punët, deadlines dhe deri te marrëdhëniet me njerëzit dhe fjalët që do qarkullojnë. Dua ta marrësh shumë seriozisht, dua të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tënde profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin”.
Në orën 15:03, Evis Berberi:
“Faleminderit. Më ke vlerësuar gjithmonë më shumë sesa kam pasur mundësi ta kthej. Nuk do të zhgënjej, përkundrazi.”
Në lidhje me komunikimin e mësipërm, rezulton se në datën 31.05.2021, shtetasi Evis Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
