Holanda ndryshon emrin, nga 1 janari do të quhet “Vendet e Ulëta”. 

28 dhjetor  2019

Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari.

Vendi evropian që është në veri të Belgjikës dhe në perëndim të Gjermanisë, nga kjo datë do të ndryshojë emrin e saj aktual, të cilin e ka marrë nga vetëm 1 rajon i saj, për t’u quajtur thjesht “Vendet e Ulëta” dhe kjo do të aplikohet në çdo aspekt.

Qeveria e këtij vendi investoi 200 mijë euro për këtë ndërrim dhe sipas autoriteteve është një nismë që ia vlen, pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të këtij vendi sidomos nga turizmi.

Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve: ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet “Vendet e Ulëta” në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale.

Emri Holandë nuk është emri i një shteti të tërë, por të 2 nga 12 provincat që janë në Vendet e Ulëta; Holanda e Veriut ku përfshihen Amsterdami dhe Harlemi dhe Holanda e Jugut që ka Roterdamin, Hayan dhe Leiden.

Prej 25 vitesh, industria turistike vendosi të promovojë këtë vend si Holanda, por sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, kjo është diçka e çuditshme, pasi promovohet vetëm një pjesë e vogël e Vendeve të Ulëta në botë.

Logoja e re që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020 në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë.

j.l./ dita