“Hiqni kapelet”/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë të gjitha hyrjet e Parlamentit

30 Qershor 2026
Teksa qytetarët kanë tentuar që të futen në Kuvend, ata janë përplasur me policinë. Siç shihet nga pamjet, ata janë shtyrë mes njëri-tjetrit
Qytetarët prej dy orësh vijojnë protestën e tyre para Kuvendit. Shqiptarët prej 31 ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ata janë shprehur se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramës është e panegociueshme. Gjithashtu nuk kanë kursyer as opozitën, për të cilën kanë vijuar me thirrjet “opozitë e shitur”.
