Himara në Flakë. Foto Etleva Merko

5 Shtator 2026
Zjarri që ka përfshirë zonën e Himarës vijon të marrë përmasa, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe erës së fortë.
Në terren ndodhen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, si dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe operacionin e ndërhyrjes.
Ndërkohë, pritet edhe mbërritja në terren e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, teksa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.
Situata mbetet e vështirë, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e zjarrit.