Nga: Prof. Dr. Ferit Duka
– Veper e  themeltë në këtë disiplinë që i ka munguar studimeve albanologjike.
Studimi monografik shkencor “Emblemat Shqiptare – gjurmime heraldike” i autorit Jaho Brahaj, paraqet interes te veçantë në fushën e studimeve mbi simbolikën historike kornbëtare të shqiptareve. Punimi në fjale permban informacion të pasur në lidhje me aspektet kryesore të heraldikes sone historike, shqyrton me detaje, si format konkrete te ekzistences së saj perqiatë shekujve ashtu dhe perkatësine simbolike sipas segmenteve kryesore të shoqerisë shqiptare.
Paraqitja e materiaiit informativ të këtij punimi me një strukturë të thjeshtë perligjet terësisht nga pikpamja metodike.
Autori ka kombinuar drejt paraqitjen e njohurive heraldike me ndricirnin e kuadrit historik përkatës duke e bërë kështu me te kuptueshme lendën që pembahet kjo monografi e historiografisë shqiptare.
Spektri permbajtesor i punimit (autori bën objekt shqyrtimi mjaft çeshtje që lidhen me historinë e emblemave heraldike, me heraldikën historike shqiptare, me simbolin e flamurit kornbtar shqiptar, me simboliken historike të qyteteve dhe të mjaft familjeve të shquara shqiptare). Materiali ilustrues ështe paraqitur qartë e me kujdes.
Me argumente është saktësuar nga autori që heraldika njihet në Shqipëri që në fazen e pare te praktikimit të saj në Europe dhe është e dokumentuar e para tek arbërit nga popujt e Ballkanit.
Gjurmet e para te Heraldikës shqiptare, i kemi tek emblema e Shtetit Mesjetar të Arbrit (shek XII-XIII) dhe të deres së Gropajve (shek. XIII), Muzakajve etj.
Nga shek. XIII-XIV njihen emblemat e dyerve Skurraj, Dukagjini, Topiaj, Arianiti, Spani, Balshajt, Tribaldi, Shpataj, Zaharija, Bohali (Boçari), Himara, Dushmani, Kladha dhe të Kestrioteve.
Emblema e Kastrioteve, nga v. 1444 u bë edhe perfaqësuese e pranuar dhe e njohur emblemë e Flamurit Kornbetar Shqiptar.
Shumë emblema të fisnikerisë shqiptare, të periudhës para pushtimit osman i njohim nga emblemat e pasardhësve të tyre në shek. XV-XVII, megjithatë nuk dihet a jane grafikisht të njejta me ato të shekujve nga u trashëguan apo kanë pësuar ndryshime grafike. Të tilla janë emblemat e dyerve De Rada, Bogdani, Peta, Jonima, Krispi, Matranga, Bruti, Kopili, Bukja, Engjellorët, Mekajt etj.
Pas pushtimit të vendit në shek. XV, një shtresë tjetër e fisnikerisë shqiptare fitoi tituj të rinj nga shtetet e Europes nga qe u shquan ne fushat ushtarake, shkencorë e tregtare. Këta fituan edhe tituj te hierarkisë kishtare. Veçohen familjet Albani, Basta, Maruli, Lapacaja, Zhulati, Parrino, Plezha, Vlora etj.
Zhvillimi ekonomik e kulturor i qyteteve shqiptare gjate Mesjetës, përkrah shteteve europiane, u pasqyrua edhe në zhvillimin heraldik. Nga ajo periudhë njihen emblemat e Shkodrës Drishtit, Artës, Shasit, Ulqinit, Lezhes etj.
Heraldika e Shqiptare. e shekujve te parë të historisë së saj dhe e periudhave pasardhëse është një tregues i shkallës së zhvillimit politik, shoqëror e kulturor të popullit tonë, krahas popujve të tjerë të Europës Perendimore.

Jaho Brahaj: Heraldika Shqiptare

Duke u nisur nga keto konsiderata si dhe nga fakti se punime të kësaj disipline me autorë shqiptarë janë nga të parat që i jepen lexuesit, e vlersoj studimin “Emblemat shqiptare” dhe spektri permbajtësor i punimit do të nxisë kerkime të metejshme në një fushe kaq interesante siç ështe heraldika historike dhe me këtë veper kemi një punë të themelt dhe meseriozitet të lavdërueshëm në këtë disiplinë që i ka munguar fushën e studimore albanologjike.