Hashim Thaçi vizitë surprizë në Tiranë, ja kë ka takuar

24 SHTATOR 2020

“Falë punës dhe përkushtimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Tirana është shndërruar sot në një pikë graviteti për turistët e huaj dhe njëkohësisht një shembull për t’u ndjekur nga kryeqytetet e rajonit”.

Ka qenë ky vlerësimi nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë,” shprehet Presidenti Thaçi në një postim në Twitter, krahas fotos me kryebashkiaun Veliaj.

Hashim Thaci

“Standardi i punës suaj, – shton kreu i shtetit të Kosovës, – është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit”.

Gazeta Sot