Hapet xhamia e parë në Athinë. –

Për dekada të tëra ka pasur një debat të madh dhe polemika të ashpra, nëse duhet lejuar hapja e një xhamie në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Më në fund edhe në një vend si fqinji ynë, ku radikalizmi fetar ka qenë politikë shtetërore, kanë fituar zërat liberalë të bashkëjetesës fetare, të cilët tashmë pasqyrohen edhe zyrtarisht nga qeveria Tsipras.

Kështu mediat vendase në Greqi, kanë pasqyruar lajmin e inaugurimit të xhamisë së parë, e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri.

Kjo xhami është ndërtuar në zonën e Votanikos.

Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punën për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe, që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Ortodokse.

Gazeta Dita