12 Shkurt 2026

Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha tentoi të grabisë pa sukses bankën Fibank në kryeqytet.

Me kallash dhe një çantë në dorë, Fusha është futur në ambientet e bankës, ku sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në dysheme.

Lëvizja e radhës ishte drejt bankës ku ka arritur të marrë një sasi parash të cilat shihen në foto. Një qytetar arriti të telefonojë policinë, ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës.

Ky është autori që tentoi të grabiste sot bankën në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, Bardhyl Fusha.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se 58-vjeçari është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.

Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera, dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt.