Gjykata jep vendimet për çështjen ‘Babale’, ja me sa vite burg dënohet Ervin Salianji dhe 3 të akuzuarit e tjerë

18 dhjetor 2019

Gjykata vendosi sot të shpallë fajtor Albert Veliun i njohur edhe me nofken Babale dhe shpalli dënimin e tij me 3.5 vite burg.

Gjykata vendosi gjithashtu deklarimin fajtor të Fredi Alizoti dhe denimin e tij me 2 vite burg, deklarimin fajtor të ish deputetit të PD Ervin Salianjit me 1 vit burg. Gjykata nuk e pranoi kerkesen e prokurorise dhe vendosi te mos e pezulloje vuajtjen e dënimit në burg.

Deklarimin fajtor të Jetmir Olldashit dhe dënimin me 6 muaj burgim dhe pezullimi i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 ore pune ne shërbim publik.

Gazeta Panorama