Muzeu Historik Kombetar i mbyllur deri në një njoftim të dytë: – Reagon Ministria e Kulturës. –

– 18.12.19

Ministria e Kulturës ka konfirmuar mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar për shkak të dëmeve nga tërmeti. Zyra e shtypit tha këtë të mërkurë se “Muzeu është mbyllur për shkak të tërmetit. Është një bërë një ekspertizë dhe kanë dalë problematike disa zona ku ka pasur dëme panelesh të objektit, dhe rënie suvaje. Është kërkuar një akt ekspertizë më e detajuar që do e bëjë Instituti i ndërtimit. Deri në momentin që vjen ky akt ekspertimi, muzeu do jetë i mbyllur dhe administrata do zhvendoset”.