Paketa Anti-shpifje, debat brenda grupit të PS, Bushati: Po nxitohemi

18 dhjetor 2019

Nderkohe qe perpara Parlamentit, gazetare, njerez te medias dhe qytetare ne mbeshtetje te fjales se lire protestojne kunder paketes se Qeverise, per Anti-shpifjen, pak para nisjes se sences plenare te Kuvendit, ka pasur debate ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se.

“Panorama” meson se ish-ministri i Jashtëm, deputeti Ditmir Bushati ka kërkuar rregullime në Paketën Antishpifje, që të mos cënohet liria e medias. Ne funksion te ketyre rregullimeve ai ka kerkuar edhe shtyrje te votimit, planifikuar ne rendin e sotem te punimeve te Kuvendit.

‘Po nxitohemi qe po bejme nje ligj te tille, eshte ne kundershtim me KiE, qe nuk e ka kerkuar kete ligj”- mesohet te kete thene Bushati.

Nderkohe qe kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka theksuar se gjithcka eshte konsultuar me OSBE dhe sot do te miratohet varianti i permiresuar sipas gjithe rekomandimeve.

Gazeta Panorama