Ish-kryebashkiaku i Vorës vjen nga klain i Vangjush Dakos, tipa që vijnë nga bota e krimit dhe…

“…gjithë kjo histori e kryebashkiakëve me probleme, qoftë ish-deputetë me probleme penale, ka lidhje me zgjedhjet e 2013, kur ata që janë në pushtet aktualisht, shkuan me sloganin “Aleancë dhe me djallin, mjaft të shembim Berishën”.”

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Open’ për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në Itali, ku thotë se ai vjen “nga klani i Vangjush Dakos”.

Sipas tij këta janë “tipa që vijnë nga bota e krimit dhe janë futur në politikë si tampon për të mos pasur kjo e fundit kontakt të drejtpërdrejte me krimin”.

Eni Vasili: Kemi shenja që ky aktivitet i Kajmakut ka nisur para kandidimit të tij, në 2019?

Ferdinand Dervishi: Po të shohësh prej nga vjen, ky vjen nga “klani” i Vangjush Dakos, dhe gjithë kjo histori e kryebashkiakëve me probleme, qoftë ish-deputetë me probleme penale, ka lidhje me zgjedhjet e 2013, kur ata që janë në pushtet aktualisht, shkuan me sloganin “Aleancë dhe me djallin, mjaft të shembim Berishën”. Në këtë periudhë u bë ajo si të thuash marrëveshja me krimin, kjo ka fillua dhe më parë që në 1996, por mendoj se marrëveshja me krimin ka nisur në 2013.

Mua më rezulton që në këtë periudhë, që për të mos patur kontakt politika drejtpërdrejt me krimin, janë përzgjedhur disa tipa, një shtresëzim i ndërmjetëm me Dakon e të tjerë,  të cilët që të gjithë janë non-grata aktualisht, të cilët bënin realizmin e krimit me politikën, dhe secili duke pas klanin e tij, bënin raportimin tek mazhoranca duke thënë që ky njeriu duhet të vejë, për shembull Dako mund ta ketë propozuar Kajmakun të vejë kryetar në Vorë, sepse shikoj që nuk është vetëm Kajmaku në këtë linjë, por dhe një Afrim Bakaj, që ka qenë kreu i AKU, pra në linjën e njerëzve të Dakos…. vjen dhe një Kajmaku tjetër, Lavdërim mos gaboj, i cili ka qenë shef kabineti i agjencisë kombëtare të ushqimit me tre klasë shkollë, pra në momentin u bë ky pakti me krimin, u nda dhe pushteti me krimin, dhe vijnë këto njerëz që ne i shohim, që nuk e di unë e ti se nga vjen, pra janë njerëz që kanë premtuar dhe korrur vota në Durrës. Kjo është si prejardhje.

Tjetër… njihet si njeriu i palmave që u thanë, pra palmat  që u thanë në Durrës, ia ka shitur ai shtetit.

Janë njerëz pa asnjë atribut, por që dyshohet se janë në lidhje të krimit, të futur në politikë përmes Dakos me atë tamponin për të mos bërë politika direkt kontakt me krimin.

Përderisa u kap me 20 kg drogë, u shpall në kërkim sepse ekzekutoi vepra penale, vinte nga një problem në Greqi, e gjithë linja e tij duke e kompromentuar, dhe unë kam arsye të dyshoj se ai vjen nga bota e krimit dhe kjo duhet të na shqetësojë.