RamaBushati

Gazeta kryesore austriake: – Ja pse u hoq ministri i Jashtëm i Shqipërisë.-

31 janar 2019.

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen sot me një artikull nga Adelheid Woelfl.

Ajo shkruan se politikanët populistë si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë për ndarjen e Kosovës.

Gazetarja shkruan se ministri i jashtëm i Shqipërisë u hoq sepse shprehu kundërshti për idenë e ndryshimit të kufijve, që me sa duket është dakordësuar mes Vuçiç e Ramës dhe ky i fundit ka futur në lojë Thaçin.

Rama nxorri nga qeveria njeriun që kundërshtoi idenë e shkëmbimit territorial, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit”, shkruan gazetarja.

Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej nga ndërkombëtarët që e shihnin si një antipod për të balancuar natyrën e papërshtatshme shpërthyese të Ramës.

Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Gazetarja citon në këtë kuadër edhe letrën e presidentit amerikan Donald Trump për homologun Hashim Thaçi.

Sipas shkrimit, njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”, mbyllet shkrimi.

Rama Bushati