Fushatë për PD – Rrihet pa mëshirë Protoduari: Ishin njerëzit e Arben Ahmetajt

– 21/02/21

Tre persona kanë goditur me sende të forta Dorian Protoduarin, pasi sipas tij ka qenë në fushatë për Partinë Demokratike.

Protoduari në dëshminë e tij nga spitali Ushtarak, ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj duke identifikuar autorët e ngjarjes si njerëz të tij.

Protoduari është dërguar në spitalin e Traumës, ku ka marrë mjekimin e mjekëve, pasi ka dëmtime të rënda në kokë.

Risjellim në vëmendje se Dorian Protoduari, është një nga të arrestuarit për pjesëmarrje në protestat e opozitës, i njohur edhe për angazhimin e tij në protestën e Unazës së Re.

Dëshmia e Dorian Protoduarit gjatë bisedës me kreun e FRPD, Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin Ushtarak, me Dorian Prododuarin, i sapo goditur me leva pas koke në zonën e Unazës së Re. Çfarë ka ndodhur?

Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. 3 vëllezërit janë njerëzit e Arben Ahmetajt.

Belind Këlliçi: I njeh?

Dorian Protoduari: I njoh personalisht.

Belind Këlliçi: Si quhen?

Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…

Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?

Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara nënën time, një javë më përpara, e kanë kërcënuar duke i thënë që “thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në Unazën e Re”.

Belind Këlliçi: Kur ka ndodhur kjo?

Nëna Dorianit: Para një jave, një javë e gjysmë. Më kapën, me emër.

Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune?

Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë?

Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.

Folës: Ky më tha të foli me ata. Thuji…

Punonjës: O Gimi, hajde pak deri te Urgjenca vllai.

Dorian Prododuari: Këto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla, që duan ta marrin pushtetin me dhunë.

Gazeta Mapo