Frikë nga sëmundja e rëndë epidemike, shteti fqinj me vendin tonë ndalon importin e mishit nga Serbia (Ja nga çfarë rrezikohemi)

13/08/2019 –

Agjencia maqedonase për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) ndaloi sot importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Drejtori i AUV-it, Zoran Atanasovski deklaroi se në Serbi ka rënë murtaja afrikane e derrit – kjo ka ndodh në rrethin e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinën e Semedervës.

“Situata po përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal”, tha ai.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/