“Frika ka hyrë thellë, kjo politikë na ka bërë të urrejmë shtetin tonë”. –

2 tetor 2019

Shkrimtarja Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Tempora” është shprehur se politika ka futur përçarjen mes shqiptarëve edhe jashtë vendit.

Shkrimtarja tha se Ambasada shqiptare në Holandë ka frikë t’i promovojë librat e rinj për shkak se do që të jetë “politikisht korrekte”.

“Ka shkuar deri atje. E siguroj unë. E ndjej vetë, së paku në Holandë e ndjej sepse atë komunitet e njoh, ato njerëz i njoh. Ka shkuar deri atje. Ke frikë, kanë frikë të jenë me ty. Një promocion të thjeshtë nuk merr përsipër të ta bëjë Ambasada.

Qoftë për një libër timin të ri në Holandë nuk e bën se ka frikë, që të jetë politikisht korrekt”, ka thënë ajo.

“Çfarë fjalë të thuash? A ke më respekt ti për këtë shtet? Kjo politikë na ka bërë të urrejmë shtetin tonë. I ka bërë shqiptarët që të urrejnë shtetin e tyre. Por shqiptarët duhet ta duan shtetin e tyre.

E kuptoni çfarë ka bërë kjo politikë në 30 vite. Shqiptarët duhet ta duan shtetin e tyre, ata janë bërë që shqiptarët ta urrejnë. Ndaj ikin shqiptarët sepse nuk mbarojnë punë në asnjë zyrë, nuk mbarojnë punë pa paguar në asnjë vend. Përse? Mbas 30 viteve të paktën mos të kenë një normalitet që kur shqiptarët të flenë në darkë të thonë kjo gjë u bë mirë sot”, shtoi shkrimtarja.

j.l./ dita