Foto-Kuriozitet – Flamuri në një dasmë kosovare të ’89-s. –

Kjo foto e rrallë është realizuar në vitin 1989 në Kosovë.

Autori është Steve McCurry një ndër fotografët më të njohur amerikanë.

Në fotografi shihen disa krushq në një karvan martese, por përshtypje bën flamuri që ata mbajnë.

“Një person valëvit flamurin  shqiptar të Kosovës rrugës për në dasmë. Kosovë, ish-Jugosllavi, 1989”, – shkruan McCurry në përshkrimin e fotos.

Në fakt flamuri ka shqiponjën dhe yllin, ngjashëm me flamurin e Shqipërisë komuniste përpara ‘90-s.

Por pozicioni i vendosjes së yllit është i ndryshëm.