17 Korrik 2022

Në redaksinë e Panorama.al ka mbërritur një video nga qytetaret në terren ku raportohet për një vatër të madhe zjarri në Kodrën në plazhin të Gjirit të Lalzit.

Në pamje shihen pushuesit të cilët janë duke u larë, ndërkohë që po përhapet me shpejtësi tymi në këtë zonë.

Nuk dihen ende shkaqet e krijimit të kësaj vatre zjarri, nëse ka ndodhur prej temperaturave të larta apo prej dorës së njeriut.

Gazeta Panorama