“Fitues zgjedhjesh që abuzojnë me pushtetin”- Këshilli i Evropës listë me udhëzime qeverive si të ruajnë ekuilibrat e demokracisë

5 shkurt 2020

Këshilli i Evropës ka miratuar sot një listë kontrolli, që synon të sigurojë se fituesit e zgjedhjeve nuk do të abuzojnë me pushtetin dhe se do të mbështesin praktikat demokratike.

Lista e kontrolli, e përpiluar nga Komisioni i Venecias dhe grupi kushtetues i Këshillit të Evropës, u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi ka vendi përkatës.

Sipas Këshillit të Evropës, kjo masë pason paralajmërimin e Komisionit të Venecias, publikuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjorn Jagland, në raportin e tij për vitin 2016, se “disa qeveri  për të fituar pushtetin në zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxituar përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik, dhe largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur, për të bërë emërimet e tyre”.

Gazeta Panorama