3 Korrik 2022.

Do të ketë premierën në Festivalin Kroat të Filmit në Pula, më 21 korrik.

Me ngjarjet që vendosen në fushatat e Oktavianit në Iliri, do të jetë filmi i parë për ilirët.Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të ketë premierën botërore në Festivalin Kroat të Filmit në Pula, më 21 korrik, raportojnë mendiet në Kosovë.

Fatmir Spahiu, njëri nga producentët e filmit ka bërë të ditur lajmin dhe gjithashtu ka njoftuar se tashmë e ka parë filmin e përfunduar dhe është pamasë i lumtur për punën e bërë.“Mundem me thane qe jam pamase i lumtur per punen e bere dhe sidomos me punen e aktorve kosovar ne film, thjesht te mahniteshem! Premiera e filmit pritet te jete ne festivalin e filmit ne Pula (Kroaci) gjate muajit Korrik. Kurse ajo kosovare shpresoj ne vjeshte”, – ka shkruar aktori Fatmir Spahiu.

Vlen të thuhet që ky është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët.Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimja, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina, Selman Lokaj e të tjerë.

Nga “Lajmet E fundit”.