Figura e Gjergjit unifikon shqiptarët, nuk i skandalizon ata!

01/12/2020 

Nga Halil Matoshi –

… “Sapo e lexova një kinsereagim plot shpifje e t’bazuem në Fake News të njëfar Nue Oroshit dhe Shoqatës diku në mërgim “Trojet e Arbrit”.

Një manipulim i tmerrshëm, që është punë për gjykatë, jo për mu!?

Shtatorja e Gjergj Kastriotit duhet të rivendoset në Prizren – por të jetë meritore dhe të bëhet me konkurs ndërkombëtar

1.

Kryetari i Prizrenit tha për TCh se do të themelojë një komision vlerēsues me ekspertë, ndonëse është dashur që zëri i profesionistëve të dëgjohet para vendosjës së kësaj statuje, megjithatë më mirë vonë se hiç.

2.

“Arti ruan dhe ruhet” (Deleuze e Guattari) pra arti monumental është një nga format e ruajtjës së historisë së lavdishme e jo eksperiment me historinë: dhe bartēsit e saj. Nuk ka në histori “po që se!?”; Ose; “sikur të ishte Gjergji si ky!?”
Nuk ka në histori “sikur”, sepse ajo merret me akter e kryera dhe mbështetet në fakte.

3.

Sa i pērket kinse-shtatores sē Gjergj Kastriotit nga autori (për mue anonim) më duhet të sqaroj publikun se:

* Permasat anatomike të saj janë të pasakta, gjoksin (figura 1) e ka aq nalt ne nivel te klavikulës, e jo te pazmorit; shih figura 2. Kjo dëshmon se autori Sinan Aliaj nuk e njeh anatominë e trupit të njeriut.

* Tipoligjia e personazhit në “shtatoren” e Pruzrenit është joshqiptare (tipare të carëve e knjazbe sllavë, bullgar, serbë…);

* Ka karakter joushtarak, e figura e Gjergjit duhet të nderlidh atë me komandantët e luftës së shqiptarëve për liri, para dhe pas tij; që nga iliro-dardanët deri te Adem Jashari, kurse narrativa për Gjergjin e autorit Aliaj është osmane; Kētë e pranoi edhe vet autori në TCh.(“Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek Perandoria Otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua. Vetë sulltani e tregon që ai ka vepruar në dobi të Perandorisë Otomane.” (Citoj sipas Parim Ollurit.)

* Kjo skulpturë ka mungesë shprehjeje të lëvizjës (dinamikës) së trupit të një heroi;

* Artistikisht është pa vlera të shënuara; Heroi si vepër arti monumental duhet të shpërfaqë të bukurën dhe të madhërishmen si kategori estetike, të ngjallë frikë për armiqtë dhe respekt e admirim tek populli (publiku);

* Autori nuk e ka përfillë traditën letrare (Barleti) ose artistike të narrativës së Rilindasve pēr skënderbegianën (modelin Odhise Paskal, Janaq Paqo dhe gravurat Perëndimore – shih: Libri i Luan Tashit: “Portretet e Skënderbeut”.

* Personalitet historike të skalituna në bronz duhet me tejçue mesazh unifikues tek shoqëritë përkatëse. Duhet të ngjallë ndjenjë krenarie e vetbesimi të njerëzve të atij territori që e ka një histori të vetën.

* Autori ka gjasë të ketë marrë modele shtatore tempullarësh, si psh. Kalorësin e Tomarit, shtatore portugeze. (Shih fugura 3.)

P.S.

Sapo e lexova një kinsereagim plot shpifje e t’bazuem në Fake News të njëfar Nue Oroshit dhe Shoqatës diku në mërgim “Trojet e Arbrit”.

Një manipulim i tmerrshëm, që është punë për gjykatë, jo për mu!?