Fenomen i frikshëm, shpërthen vullkani nënujor në Oqeanin Paqësor dhe paralajmërohet cunam. Uji i detit futet në oborret e shtëpive, panikosen banorët

15 JANAR 2022

Një vullkan nënujor në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor ka shpërthyer së fundmi duke përhapur hi dhe gaz në ajër.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një fenomen i tillë mund të jetë paralajmërues për një cunam në brigjet e ishujve Tonga dhe Samoia.

Sipas Qendrës për Paralajmërime për Cunami në Shtetet e Bashkuara, procesi i shpërthimit të vullkanit “Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai” ka nisur nga e premtja.

Shpërthimi mund të dëgjohej mijëra kilometra larg dhe shkaktoi paralajmërime në Zelandën e Re, Fixhi dhe Samoa Amerikane.

Shërbimi Meteorologjik i Tongës gjithashtu ka lëshuar udhëzime për reshje të dendura, vërshime dhe erë të fuqishme në territorin tokësor dhe në ujërat bregdetare.

Vullkani nënujor në Oqeanin Paqësor

Ndërkohë në Zelandën e Re, shërbimi zyrtar i motit tha se stacionet për vëzhgimin e motit kanë vërejtur rritje të shtypjes atmosferike të shtunën në mbrëmje shkaku i shpërthimit të vullkanit.

Gazeta Sot