30 maj 2022

Europoli ka dhënë alarmin lidhur me çështjen e furnizimit me armë të BE-së drejt Ukrainës, pasi druhet

se në plan afatgjatë ato mund të bien në duar të gabuara.

“Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit.

Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale”, tha drejtoresha e Europol, Catherine

De Bolle në intervistë me gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Për këtë arsye, po planifikohet krijimi i një grupi ndërkombëtar i cili të zhvillojë strategji për të

vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër Europol vëren edhe

aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainësdhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë

dhe të gatshëm për dhunë, është shprehurDe Bollte. “Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar,

dhe ne marrim shifra të ndryshmenga partnerët europianë”, ka thënë drejtoresha e policisë europiane

Aktualisht Europol ka regjistruar edhe një rritje të sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Europol po ashtu ka paralajmëruar nga rritje e ndjeshme e dhunës në rrugët europiane. Drejtoresha e

Europol në bisedë me “Welt am Sonntag” bën fjalë për një nivel të dhunës në rrugët europiane, që nuk e

kemi parë kurrë më parë. Deri tani e dinim këtë nga Amerika Latine”, është shprehur ajo.

Gazeta Sot