12 Janar 2023

Nga OraNews

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka njoftuar se është votuar pro liberalizimit të vizave.

Ky votim është bërë me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.

“Marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën është miratuar nga Eurodeputetë me 48 pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.