Enigme – Çfarë ndodhi në Kinë, qielli bëhet flakë i kuq, tmerrohen banorët

Enigme: – Çfarë ndodhi në Kinë, qielli bëhet flakë i kuq, tmerrohen banorët

9 MAJ 2022

Qielli flakë i kuq në Kinën Lindore ka tmerruar banorët, ku njëkohësisht edhe janë mahnitur nga pamjet.

Spektakli i frikshëm tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në zonë mbrëmjen  e së shtunës. Papritmas qielli u bë i kuq.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk humbën rastin për të kapur momentin me foto dhe video, të cilat u bënë virale në Kinë. Banorët e habitur po përpiqeshin të zbulonin dhe të kuptonin arsyen e fenomenit të rrallë.

Disa folën për efektet e ndotjes së ajrit, ndërsa të tjerë folën për skena apokaliptike.

Autoritetet, megjithatë, konfirmuan se ngjyra e kuqe e qiellit nuk ishte shkaktuar nga ndonjë zjarr.

Përfundimisht, sipas mediave lokale, ngjyra e kuqërremtë në qiell u krijua nga dritat e një varke peshkimi që peshkonte në Paqësor.

Burimi i së kuqe u konfirmua nga pronarja e anijes China Aquatic Products Zhoushan Marine Fisheries Co.

Meteorologët lokalë spekuluan se qielli i kuq mund të ketë ardhur nga përthyerja e dritës së kuqe në retë që ishin shumë afër me tokën.

Gazeta Sot