Enciklopedia Britanike – Pellazgët janë shqiptarët me famë

“Tek Homeri pellazgët janë fqinj të Trojanëve.., por në Këngën II (varg. 233) të Iliadës poeti e quan Zeusin që adhurohej në Dodonë të Epirit, Zeusin pellazgjik, gjë që dëshmon se edhe atje banonin dikur pellazgë, dhe në Këngën II (varg. 681) gjithë Thesalinë ose një pjesë të saj e quan “Argos Pellazgjik“.

  1. KAPSALI (këshilltar arsimi) “Konkluzionet e gërmimeve në Akropol dhe tradita. Kazma,… udhëheqes i ndritur në gjurmimin e kohëve parahistorike, hodhi dritë mbi historinë e lagjeve të para të Akropolit duke zbuluar se edhe mbi këtë shkëmb të shenjtë jetoi dhe veproi një popull, qytetërimi i të cilit ishte i njëjtë dhe kaloi në të njëjtat faza me qytetërimin e atij populli, që u bë zot i Akropolit, i Tyrinthit dhe i Akropolit të Mykenës, që ishin qytetet më të dalluara të Greqisë akaike..

Sot e pranojnë pothuaj të gjithë që vendet më të vjetra të banuara edhe në Atikë ishin ato të pellazgëve, të degës më të madhe në numër ndër fiset parahelene, e cila kishte njohuri elementare qytetërimi.. Fisi parahelen barbarofon.. autokton i pellazgëve të Herodotit sot pranohet se ka paraekzistuar me të vërtetë dhe jo si një trillim i fantazisë. Skepticizmi superkritik, armik i traditës, u përkul dhe tradita e athenasve për pellazgët Kranaj.. për fisin e pellazgëve Aigialeas dhe të danaasvet si pasardhës të pellazgëve.. besohen sot si dëshmitarë plot besim të ekzistencës së tyre. I papërcaktuar mbetet vetëm vendi dhe koha e prejardhjes së tyre. (Enciklopedia e Madhe Greke – Pyrsos, vol. II, fq. 44).

Pellazgët (Ark.). Quhen kështu nga shkrimtarët e vjetër grekë banorët më të vjetër të vendit të tyre, dmth fiset parahelene, të cilat gjenden të shpërndara jo vetëm në Greqinë kontinentale dhe nëpër ishujt, por edhe nëpër brigjet e Azisë së Vogël, si edhe nëpër brigjet e Ilirisë, të Italisë dhe vendeve të tjera, gati në të gjithë bregdetin e pellgut të Mesdheut, duke formuar këshu një popullsi parahistorike të panumërt.

Origjina e këtij populli, djepi i tij i parë, gjuha e tij, dhe në përgjithësi qytetërimi i tij, kanë preokupuar dhe preokupojnë dijetarët specialistë të arkeologjisë parahistorike dhe të degëve të tjera të afërta të shkencës, por këta duke pasur parasysh edhe informatat e shkrimtarëve të vjetër mbi pellazgët, s’kanë arritur gjer më sot në pajtim midis tyre.

Informatat e shkrimtarëve të vjetër për pellazgët përmblidhen pothuaj në këto: “Tek Homeri pellazgët janë fqinj të Trojanëve.., por në Këngën II (varg. 233) të Iliadës poeti e quan Zeusin që adhurohej në Dodonë të Epirit, Zeusin pellazgjik, gjë që dëshmon se edhe atje banonin dikur pellazgë, dhe në Këngën II (varg. 681) gjithë Thesalinë ose një pjesë të saj e quan “Argos Pellazgjik“…