Nga Artan Shkreli.

“Nuk do ta besoja po të mos e kisha parë”.

Kështu shkruan Artan Shkreli, i cili është këshilltari për Trashëgiminë i Kryeministrit.

Ai është habitur kur ka mësuar se në Kurvelesh ka ekzistuar një vend sakral pagan, ku njerëzit nuk besonin në dy fe, por në lisa.

“O Zot, po të mos e kisha parë nuk do ta besoja!

Një vend sakral PAGAN funksional ndodhet sot në mes të Shqipërisë (Kurvelesh), në njërën nga çukat e gjelbëruara, mbi kanionin e madh të Nivicës. është e pabesueshme kjo rrudhje tremijëvjeçare e kohës që të shpie drejt e në epokën kur Iliro-Epirotët ishin PANTEISTE dhe perëndite ishin rrufé, male ose ujra.

Asnjë gjurmë tempulli të krishterë ose mysliman në atë çukë, por vetëm një shesh me diametër mbi 20 m valluar me pemë shekullore dhe një patalog 5-6 m rrethuar me mur guri ku flijimi bëhet ende n nder të LISAVE, të cilëve njerëzia u drejtohet me lutje.

Nga pemët e shqyera e të djegura, duket se kodra thith sasi mbresuese vetëtimash.

Vendi, një lisnajë e bukur, quhet “TE LISAT””, shkruan Shkreli.