Eksperti i sigurisë Goxhaj: Njeriu i Masakrës së Peshkëpisë, punon në Rinas. –

Dritan Goxhaj deklaroi se pjesëtarë të kompanisë së sigurisë së Rinasit janë dy persona me problem shumë serioze me ligjit për të cilët është kërkuar largimi.

11 Prill, 2019

Dritan Goxhaj, eksperti i sigurisë dhe i aviacionit deklaroi në Open se pjesëtarë të kompanisë së sigurisë së Rinasit janë dy persona me problem shumë serioze me ligjit për të cilët është kërkuar largimi.

Sipas Goxhajt, Arben Karafilaj, oficeri në Peshkëpi të një person i implikuar në masakrën e Peshkëpisë, i dënuar dhe i kërkuar nga prokuroria është i punësuar në kompaninë ICDS.

Goxhaj tha se kjo kompani ka të punësuar edhe shtetasen greke, Helena Athanasiu, station manager, ku dokumentet që ajo ka paraqitur nuk përputhen askund me të dhënat bazike të saj.

Dritan Goxhaj, eksperti i sigurisë dhe i aviacionit (2)

Më 10 prill të 1994 u realizua masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy efektivë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.

Marrë nga Hapur.al