Lidhja Daje – Nip ne traditen shqiptare.

Lidhja dajë-nip në traditën shqiptare. –

Në traditën shqiptare gjinia njihet si “lidhje afrie, e cila sipas traditës etnografike vjen nga vija e nënës”.

Gjinia përfshinte të gjithë ata që rridhnin nga një nënë e përbashkët sado e largët, qoftë dhe që ishin ushqyer me qumështin e saj apo me rrjedhën e qumështit të saj.

Në disa krahina ndërmjet njerëzve të një gjinie lidhjet martesore ishin të ndaluara.

Kjo ndalesë shkon në disa zona në 2-3 breza, kurse Kanuni i Lekë Dukagjinit (në të cilin vija e nënës quhej “lisi i tamblit”) e ndalonte martesën me pasardhësit e brezave të një gjinie “derisa të mbahej mend”.

Lidhja Daje – Nip ne traditen shqiptare.

Prej traditës së gjinisë vijnë edhe lidhjet e dajës me nipin e me mbesën; sipas së drejtës kanunore daja për nip dhe nipi për dajë merrnin hak.