Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Përgatiti Ani Jaupaj

Për herë të parë, në vilën e piktorit Sali Shijaku, më ka ftuar regjisori Muharrem Fejzo. Përpara se të më tregonte për veten e për ç’ishim takuar, më foli për shtëpinë e mikut të tij, Sali Shijakut. Sot, elementët shpirtërore të shtëpisë, po m’i tregon Orgesi, djali i piktorit Sali Shijaku, por përpara se të ndalet në vlerat muzeore e kulturore të shtëpisë, Orgesi, pa u menduar, shkon drejt e te drita e të gjitha penelave që e bënë Sali Shijakun një njeri të madh; te nëna e tij, Anamaria.

“Nëna ishte frymëzimi i të gjitha veprave të babait, portreti i saj është kudo në pikturat e shtëpisë, në ato të Galerisë Kombëtare, të galerisë tonë private, është te zanat, te nimfat, te zadrimorja, te Monumenti i Lirisë, te simbolet tona kombëtare, kudo unë shoh sytë e nënës time, njësoj siç i shihte dhe pikturonte babai. Ka qëndruar pranë tij për ta mbështetur në çdo gjë, ka qenë muza e tij e përhershme. Nëna nuk jeton më, por është kudo në pikturën e babait”- tregon Orgesi.

Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Edhe pse gjithë ç’tregon i biri mund të duket poetike, Anamaria nuk jetoi me lehtësinë me të cilën i shoqi pikturonte. Përveçse të përkrahte atë vetë, edhe fëmijët e saj që zgjodhën rrugën e të atit, ngrinin ‘kurthe’ bojërash ngado në shtëpi.

“Mamaja ka jetuar gjithnjë duke kapërcyer tubetet e bojërave, vajrave, rrobat e ndotura e çarçafët e përlyer, penelat e zhytur në bojë vaji e aromës së fortë të tij. E megjithatë, vinte përherë të na përqafonte, vetëm kënaqësi I jepte e gjithë kjo. Ne punonim e rriteshim bashkë me babanë, duke parë teknikat e kompozimet e tij. Përveçse baba, na u bë profesor i jashtëzakonshëm, për mua, vëllanë dhe motrën”.

Anamaria ishte vajza e një arkitekti italian që jetoi në Shqipëri në vitet ’40-’49. Artiste edhe ajo vetë, si e gjithë familja prej nga erdhi e ajo që krijoji, Anamaria punoi në ndërmarrjen artistike “Migjeni”, në filigran dhe argjend. Shumë nga historitë, Orgesi i ka dëgjuar nga babai, por historinë e shtëpisë e të frymëzimeve të para të të atit, i ka dëgjuar nga gjyshet me të cilat është rritur. “Ato tregonin histori pafund, duke thurur me krimbin e mëndafshit pëlhura shumëngjyrëshe. Pikërisht prej tyre ka hedhur e krijuar babai ngjyrat e para. Prej tyre stërviti syrin së pari.”-Pastaj u bë artisti i madh që njohin sot të gjithë duke u renditur edhe në Benezitin e Francës, përkrah piktorëve më të mirë të botës.

Historia e vilës unike të Sali Shijakut

Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Në vilën e piktorit Sali Shijaku; historia e rrallë e dashurisë me Anamarian, muzën e çdo pikture të artistit

Ende pak njerëz e dinë rëndësinë e vilës 300 vjeçare, në rrugicat e rrugës ”Siri Kodra”, në Tiranë, të piktorit Sali Shijaku. Një galeri arti nga më të rëndësishmet, brenda një shtëpie me një histori më vete. Ky thesar i Tiranës është ndoshta nga më të rëndësishmit e shekullit 20 për Shqipërinë.

Edhe më të rëndësishme e bën këtë shtëpi fakti që piktori nuk është larguar asnjëherë prej andej për kohë të gjata. Lagjja Selvia ka sot rezidencën historike që përfaqëson arkitekturën e Tiranës.  E megjithatë pakkush e viziton, sado që shtëpia , prej kohësh tashmë, ka edhe një bar-restorant në shërbim.

“Shtëpia muze është monument kulture i kategorisë së parë, një shtëpi e cila nuk ka vetëm vlera arkitekturore por edhe historike të një brezi të tërë si Shijaku që u rritën në këtë shtëpi atdhetarësh e luftëtarësh që ngritën flamurin bashkë me Ismail Qemalin. Të parët e mi luftuan kundër serbëve në luftën e Tiranës.

Sot, kjo shtëpi historike po shkon drejt fazës së dytë të restaurimit për shkak të dëmeve që shkaktuan dy tërmetet në piktura, skulptura e vepra të tjera arti, por edhe në infrastrukturën e mureve. Unë dhe im vëlla, Noseti, kemi studiuar në Itali për art dhe jemi diplomuar  për restaurimin e kishave duke punuar edhe në shumë objekte të Bashkimit Evropian. Tani po presim të restaurohet pjesa e çatisë sepse janë punime që duhet të kryhen  gjatë verës.

Shtëpia kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme por edhe mbrojtje duke qenë që vizitohet nga turistët. Ruajtja e veprave kërkon kujdes maksimal, do sistemin e ngrohjes, ndriçim të përshtatshëm e gjithë ç’i duhet për ta pasur një si vend në lartësinë e veprave që ruan, sipas  të gjitha standardeve”.

Shtëpia e Sali Shijakut është konsideruar si shtëpia më e vjetër në Ballkan. Me parë, ka funksionuar si spital turk. Drurët në atë shtëpi quheshin trarë dhe lyheshin me benzinë ose naftë. Në katin e parë ndodhej dhoma e pritjes ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme, afër oxhakut, dhe vendi ishte i mbushur me piktura të rralla. Në katin e dytë ishin dhomat vetëm për të fjetur, por gjithashtu vendi ishte i mbushur me piktura dhe portrete.

Ndodhej aty një arkë e vjetër me piktura të errëta ku vendoseshin pajat e nuses. Sali Shijaku ka lindur në Tiranë, më 12 mars të vitit 1933, në një familje të vjetër tregtare tiranase. Piktori ka qenë student i mjeshtrit të madh prof. Boris Vladimiroviç Joganson, në Shën Petërburg, kur ai studioi në ish-Bashkimin Sovjetik.

Revista Leving