13 Nentor 2025

Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka bërë një gafë ditën e sotme gjatë leximit të disa shifrave.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes Olta Xhaçka është bërë lëmsh me shifrat.

“Krahasuar me vitin 2025 buxheti rritet me 6263 mijë milionë lekë ose 12% më shumë duke reflektuar 2.6 milionë lekë më shumë për shpenzime personeli, 2.2 miliardë lekë për mallra dhe shërbime, 647 milionë lekë shtesë për investime me financim të brendshëm dhe 800 mln lekë për investime me  financim të huaj”, tha Xhaçka.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët socialistë ngatërrohen me shifra të tilla. Këtë sipar e ka hapur deputetja e re nga Fier Zegjine Çaushi.