Edmond Panariti: Tokat e Shqipërisë në duar të huaja janë dorëzim i sovranitetit kombëtar!

Edmond Panariti
29 Qershor 2026
Tokat e Shqipërisë nuk janë thjesht mall tregu – ato janë themeli i sovranitetit kombëtar.
Projektligji që hap rrugën për shitjen e tyre tek blerësit e huaj paraqitet si reformë modernizuese, por në të vërtetë është dorëzim i pasurisë më të çmuar të kombit.
Një herë e shitur, toka nuk kthehet më.
Dhe bashke me te humbet kontrolli mbi prodhimin ushqimor, mbi jetën rurale dhe mbi vetë identitetin kombëtar.
Shqipëria mund të fitojë kapital, por rrezikon të humbasë sovranitetin.
Tokat janë siguri, janë histori, janë vetë shteti.
Dorëzimi i tyre është dorëzim i Shqipërisë.
