Edi Rama iku nga gjyqi me “BILD” se ndjeu frikën e humbjes së gjyqit

22/04/2020     

Kryeministri Rama ka deklaruar sonte se është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane BILD e cila i bëri gjëmën, duke e demaskuar në vjedhjen e votave me bandat e krimit të organizuar.
Padia e Edi Ramës ndaj gazetës “Bild” për shpifje mund të bënte atë që ka frikë të bëjë drejtësia shqiptare, që gjykata gjermane të nxirrte videot dhe dokumentat e botuara nga gazetari kurajoz si të verteta. Por duke e nuhatur rrezikun se drejtësia gjermane mund t’i bënte gjëmën, kryeministri hoqi dorë nga procesi gjyqësor. Problemi është se dosja e Dibrës dhe ajo e Durrësit nuk janë një çështje që ka të bëjë vetëm më imazhin kryeministrit. Me gjyqin ndaj BILD kryeministri shqiptar do penalizohej jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe penalisht. Dhe dënimi penal apo edhe me gjobë për shpifje do të sillte automatikisht lënien e mandatit të politikanit nga Edi Rama sipas ligjit të dekriminalizmit, pavarësisht se palët do ta vazhdonin betejën juridike në të gjitha shkallët e drejtësisë gjermane.
Ndaj me djallëzi kryeministri Rama është tërhequr nga padia. Edhe për faktin se avokati më i mirë gjerman që ka gjetur për ta mbrojtur duhet ta ketë këshilluar se “tërhiqu se do lemë kokën”. Ndërkohë gazetari gjerman deklaron se “avokatët tanë ishin të trishtuar kur morën vesh se kryeministri Rama u tërhiq se ishim të përgatitur mirë. Po bëj kërkime dhe po ndjekim gjurmën e parave. Kush e pagoi avokatin që pajtoi Rama? Nga taksapaguesit shqiptar u pagua ai?!”,– deklaroi gazetari Peter Tiede.
Më pak fjalë Edi Rama e ka ndjerë rrezikun e gjykatës gjermane, sepse atje nuk janë si gjykatat shqiptare që i kërcënon me telefon apo me Vettingun.
Ndaj u tërhoq Edi Rama.
Nuk është çështje darke apo xhentilese ndaj bordit të BILD. Nëse Rama me avokatin e tij do ishin të bindur se do ta fitonin, nuk tërhiqej dhe e bënte kryelajm botëror se mposhti gazetën më të madhe të Gjermanisë BILD. Edhe merrte ca euro të mira!
Por frika e bëri të ikte dhe nuk ka bërë keq.

Gazeta Koha e Jone