Edhe spanjollët marrin bukën me vete, në Sarandë lokalet bosh

Rritja e çmimeve në restorantet e Sarandes ka bere te mos i frekuentohojne pushuesit duke marrë ushqim me vete në plazh në vend të drekave në restorante.

Ky vit duket se nuk është mjaft favorizues për restorantet në Sarandë.

Me rritjen e çmimeve ka rënë dhe frekuentimi i tyre nga pushues vendas të cilët për shkak të çmimeve të larta zgjedhin të konsumojnë vaktet e tyre në shtëpi.

Një rritje të tillë të çmimeve duket se e kanë ndjerë dhe turistët e huaj që pavarësisht se  janë të kënaqur me gatimet shqiptare, disa prej tyre zgjedhin të marrin diçka me vete në plazh. Të tillë janë dhe turistët spanjollë që këtë vit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore, mirëpo duket se nuk janë dakord për rritjen e çmimeve në restorante duke mos i frekuentuar dhe duke marrë ushqim me vete në plazh në vend të drekave në restorante.

Këtë vit vihet re dhe një mungesë të turistëve polakë që në fakt kanë qenë konsumatorët kryesorë të bareve dhe restorantëve.

Tv OraNews.