Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: – Protestat s’do të ndalen deri në dorëheqjen e Ramës! T’i hapet rruga qeverisë së re

20 Tetor 2026
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, deklaroi se protestat do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, ai theksoi mbështetjen e pedagogëve për studentët dhe kërkoi largimin e përfaqësueses së qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog.
Kovaçi kujtoi se protestuesit ishin grumbulluar fillimisht para Korpusit, ndërsa nënvizoi se pedagogët do të qëndrojnë në krah të studentëve.
“U grumbulluam atje para Korpusit. Nuk do të ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës. Do të grumbullohemi ;do ditë në këtë orë (ora 10:00). Janë karriget më këtu? Ato u përmbysën se janë për studentët. Pedagogët janë me studentët, ne mbështesim studentët. Thojini zonjës së qeverisë që të largohet nga këtu! Kërkesa jonë është dorëheqja e Ramës, hapja e rrugës për qeveri të re. Një Shqipëri e re!”, tha ai.
