20 Tetor 22026

Ditë e tetë e Revoltës Studentore tregon se revolta dhe pakënaqësia ndaj Ramës vetë sa rritet. Në orën 10 para ditë mijëra studentë, të mbështetur nga pedagogët e tyre kanë nisur marshimin nga Universtiteti Politeknik drejt kryeminstrisë ku u përballën më një akt provokimi nga kryeministri i cili kishte nxjerrë disa karrige me tabela, “dialog, dialog”, të cilat studentët i thyen dhe i hodhën në bulevard duke simbolizuar refuzimin.

Në mbështetje të tyrë janë edhe dhjeta pedagogë të cilët kanë theksuar se mbështesin kërkesat pasi Edi Rama dialogut dhe kërkesave të rektoratit dhe studentëve iu është përgjigj me dhunë.

“Në asnjë mënyrë. Dialogut i është përgjigj me dhunë. Pati mundësi 5 muaj për dialog dhe për t’iu përgjigj kërkesave të rektoratit dhe studentëve po iu përgjigj me dhunë. Tani populli kërkon dorëheqjen e tij. Pedagogët mbështesin studnetët. Do dalim çdo ditë si sot para Universiteti Politeknik dhe do të vijimë këtu në mbështetje të studentëve”,- u shpreh një përfaqësues i pedagogëve për mikrofonin e Syri TV.