Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi!

Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi!
Një kodër pranë Gjirit të Llamanit në Himarë u dogj dje dhe gjatë natës së mbrëmshme.
Mediat raportojnë se gjurma e zjarrti përputhet me gjurmën e një lejeje ndërtimi dhenë nga qeveria për një kompani, në një sipërfaqe 101.200 metra katrore.
Nuk dua të shtyj më tej aludimin se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe nuk di se çfarë fiton ai që e ka djegur pasi ka marrë lejen për zhvillimin e zonës.
Por pash projektin e publikuar në media. Eshtë ky në foto.
Qartësisht në te lexohet se çfarë do të ndërtohet:
-Hoteli
-Vilat
-Apartamente.

Projekti padyshim është miratuar si turistik. Ashtu siç dhjetra të tillë nga Velipojë deri në Butrint. Projekti parashikon vetëm një hotel, e gjithë pjesa tjetër e ndërtimit është vila dhe apartamente për shitje.
Pra, jo një “Resort gjigand dhe luksoz” për turizmin VIP. Por një fshat për të pasurit, që nuk i japin asgjë turizmit.
Qeveria vazhdon të dhurojë territore bregdetare për të ndërtuar shtëpi dhe jo kapacitete akomodimi për turizëm.
Ata shkëmbinj nuk janë pronë private. Brgedeti është pronë e gjithë shqiptarëve dhe duhet tu shërbejë të gjithëve. Po, aty mund të ndërtohet, por jo për luksin e 1% të njerëzve, por për interesat e 99% të të tjerëve.
