14 Korrik 2026

Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së Këshillit Europian, ndërsa për pak pritet të nisë dhe konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian.

Me pankarta dhe banderola në duar shqiptarët kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama

“Rama jepe dorëheqjen”, është thirrja e vazhdueshme e emigrantëve të mbledhur në Bruksel. Ndërkohë në Tiranë zhvillohet protesta e 45-të radhazi kundër qeverisë. /CNA