E zbulon për herë të parë Monika Kryemadhi: – Rama ka rënë dakord. Do shpallte zgjedhjet e parakohshme në muajin…

20 JANAR 2020

Për herë të parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zbuloi se dakordësia për reformën zgjedhore është arritur më herët se sa janari, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme duhej të mbaheshin para Samitit të Zagrebit,që mbahet në muajin maj.

“Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t’i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt reforma zgjedhore, për t’u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara”, tha Kryemadhi në Report Tv.

Gazeta Sot