A do ketë zgjedhje të parakohshme? Paloka befason me deklaratën: Rama mund te thotë dhe në 2021 nuk duam!

20 JANAR 2020

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se opozita detyroi Ramën të ulet në tryezën e reformës zgjedhore dhe se nuk mendon që do ketë zgjedhje të parakohshme. A ka një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme? Edi Paloka: “Nuk ka as marrëveshje të fshehta dhe as komplote. Por detyrimisht plotësimi i kushteve çon aty. Por unë e kam me rezerva të them po, do shkojmë në zgjedhje, sepse në një vend normal dhe me qeveri normale dhe njeri normal ne krye te qeverise duhej të kishim shkuar në zgjedhje me kohë, sepse e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën janë zgjedhjet e parakohshme që do i japin shqiptarëve institucione legjitime…” Po sikur kryeministri te mos jape dakordesine? Edi Paloka: “Kryeministri mund te thotë dhe në 2021 nuk duam”.

Gazeta Sot