E shtuna do të përfshihet nga rrebeshet, në Adriatik do të ketë…

16 KORRIK 2021

Stuhia e fortë që ka goditur Europën ditët e fundit, pritet të mbërrijë edhe në vendin tonë.  Në vendin tonë do të vijë me e dobësuar sesa në Europën qendrore.

“Duke parë stuhinë me origjinë në ishujt Britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar. Do të ketë më tepër rrebeshe shiu, në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci. Moti paraqitet me vranësira. E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut.

Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës”.