“Duam ujë…”/ Tensione në protestë, banorët shqyejnë dyert: Poshtë qeveria

28 Dhjetor 2025
Qindra banorë të Vlorës kanë rrethuar gjatë mbrëmjes së sotme teatrin Petro Marko, aty ku bashkia po festonte për festat e fundvitit.
Qytetarët kanë hapur portat e teatrit dhe janë futur brenda, duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.
“Duam ujë”, ishhte një nga thirrje e protestuesve vlonjatë.
Ata kanë pushtuar sallën duke bërë thirrje që të vijë t’i takonte kryetarja e bashkisë.
