Drogë me gomar nga Prrenjasi në Maqedoni, arrestohen 2 kafsharët që po kalonin kufirin

21/09/2019

Policia e Elbasanit, pas informacioneve se dy persona po tentonin të trafikonin drogë nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, ka organizuar një operacion Policinë Kufitare të Qafë Thanës dhe Policinë e Përrenjasit, operacionin e koduar “Rrajca”.

Si rezultat, u arrestuan A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj të Prrenjasit. Ata u kapën në flagrancë rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë kanabis.

Nga hetimet ka rezultuar se ata, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kanë organizuar trafikimin e kanabisit nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net